Moti merr kthesën e fortë, shirat dhe stuhitë mbizotërojnë ditën e sotme, si do të jenë temperaturat

85
Sigal

Moti merr kthesën e fortë! Gjatë ditës së sotme, vendi do të mbizotërohet nga një mot të ftohtë me lagështirë. Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të mëngjsit, për të vijuar gjatë gjithë ditës. Reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Lokalisht në zonën e jugut dhe veriperëndim në periudha të shkurtra kohore reshjet në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 800 metër reshje të dendura dëbore ndërsa në zonën e juglindjes reshjet e dëborës me intensitet të ulët dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton  shpejtësi dhe behet intensive kryesisht ne oret e pasdites dhe mbrëmjes 12-18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 13°C

në zona e ulëta 7 deri 18°C

në zona bregdetare 12 deri 18°C.