Moti i paqëndrueshëm, porti i Vlorës pezullon lundrimet

489
Sigal

Kapiteneria e portit të Vlorës njofton pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit për tre ditë.

Këto anije nuk do të lejohen të dalin në det duke filluar nga ora 15:00 e mesditës së sotme deri në orën 20:00 të mbrëmjes së 6 shkurtit, kohë edhe kur pritet të kemi një përmirësim të motit.

Sa i takon mjeteve të lundrimit ndërkombëtar, do të ketë pezullim të tyre vetëm gjatë ditës së nesërme, 5 shkurt.