Moti i keq në Vlorë, trageti me 150 persona nuk ankorohet dot në port

606
Sigal

Për shkak se shtrëngata dhe moti i keq ka përfshirë shumicën e bregdetit shqiptar, edhe situata në portin e Vlorës duket në alarm.

Për shkak të motit të keq një anije me 150 persona në bord nuk ka arritur të zbarkojë në kaladën e portit duke mbetur në mes të detit.

Mësohet se në bordin e tragetit ndodhen 150 persona dhe nuk dihet se si është gjendja e tyre në rast se ata janë panikosur për shkak të lëkundjeve të tragetit në mes të detit.