Moti i keq bëhet shkak për bllokimin e një banori në lumin Kir, ndërhyjnë FNSH dhe forcat zjarrfikëse për ta shpëtuar

110
Sigal

Një banor ka mbetur i bllokuar këtë të enjte në rrjedhën e shtratit të lumit Kir në Bashkinë Shkodër.

Është dashur ndërhyrja e FNSH për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga shtrati i lumit. Mësohet se shkak i bllokimit ka qenë rritja e nivelit të ujit në lumin Kir, si shkak i reshjeve të shiut të rëna në ditët e fundit.

Fatmirësisht, qytetari i shpëtuar nuk ka pësuar lëndime. Ndërkohë, në operacion u përfshinë edhe punonjës të forcave zjarrfikëse të Shkodrës.

Kujtojmë se në orët e fundit, reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme në disa akse rrugore të Qarkut të Shkodrës.