Moti i keq/ Anulohet lundrimi i trageteve nga Durrësi në drejtim të Barit

80
Sigal

Moti në vendin tonë edhe për këtë të premte do të jetë me reshje shiu me intensitet mesatar.

Kompanitë e lundrimit kanë anuluar lëvizjen e trageteve nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.

Kjo ka ardhur për shkak të stuhisë detare dhe dallgëzimit deri në 8 ballë.

Pritet që lundrimet të rifillojnë ditën e nesërme dhe pasagjerët do të rimbarkohen.

Ata të cilët dëshirojnë të anulojnë udhëtimin e tyre, do të marrin mbrapsht paratë e paguara për biletën.