Sigal

Tri viktima u regjistruan në Mirditë e Shkodër në ngjarje të lidhura me temperaturat e ulta dhe motin e keq.

Një punonjës i OST humbi jetën ndërsa po shkonte të riparonte një defekt në Perlat të Mirditës për shkak të një ataku kardiak. Gjovalin Qafa, 58 vjeç, nga Laçi mendohet të ketë vdekur si pasojë e një ataku karidak. Policia ka bërë me dije se 58-vjeçari u gjetë i vdekur në makinën e tij teksa po udhëtonte drejt zonës malore për të riparuar defektin elektrik.

Në Shkodër, një grua e moshuar humbi jetën pasi banesa u përfshi nga zjarri. Viktima është identifikuar si Laje Betja rreth 80 vjeç. E moshuara mësohet se jetonte me të birin në një banesë në rrugën e Komplikëve. Burimet thanë se familja përdorte një ngrohëse me korrent për ti bërë ballë temperaturave të ultë, çka dyshohet edhe shkak për zjarrin. E moshuara për shkak edhe të problemeve me shikimin dyshohet se nuk ka arritur të dalë nga shtëpia dhe ka vdekur nga asfiksia.

Ndërsa mbrëmjen e së enjtes punonjësi i një karburanti vdiq pasi streha e ndërtesës u rrëzua për shkak të peshës së borës! Viktima ishte Tonin Locin, 53 vjeç. Pas aksidentit Ministria e Mbrojtjes, e cila iu ka bërë thirrje subjekteve dhe banorëve në zonat e prekura nga dëbora që të marrin masa për pastrimin e çative.