Mot me diell, si do të ndryshojnë temperaturat sot

29
Sigal

Për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme  si dhe vlera të larta presioni si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan mbi Rajonin e Ballkanit prej disa ditësh tashmë.

Moti parashikohet të jetë më kohëzgjatje të orëve me diell pothuajse gjatë gjithë ditës në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare. Parashikohet Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.