Mot me diell e vranësira, ja sa do të arrijnë temperaturat sot

101
Sigal

Shqipëria parashikohet të jetë sot në pushtetin e kthjellimeve të alternuara me vranësira. IGJEUM bën me dije se dita e sotme do të mbizotërohet nga dielli, por që herë pas herë do të ketë dhe vranësira të lehta.

Në mesditë, pritet që vranësirat herë pas here të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët. Më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore.

Përsa i përket temperaturave e ajrit, ato do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 27°C.

Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e jugperëndimi, me shpejtësi 30 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.