Mot i paqëndrueshëm, zonat ku do të ketë reshje shiu e bore

183
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se, vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Mot parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi në pjesën jugore dhe qendrore.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët në jug dhe mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën veriore, ku reshjet e shiut janë të vazhdueshme.

Në pjesën qendrore nuk do të ketë reshje shiu. Do të ketë prezencë bore në majat e maleve në veri e verilindje.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi 3-10 m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit era do të jetë me rrahje dhe intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 20-25 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-7 me lartësi vale 1.8-3.8 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 8/17 re shi

Kukës 5/16 re shi

Lezhë 9/18 re shi

Dibër 3/13 re

Durrës 7/19 re shi

Tiranë 8/18 re diell

Elbasan 7/15 re diell

Berat 7/19 re diell

Vlorë 11/19 re shi

Korçë 3/15 re diell

Gjirokastër 4/18 re shi

Sarandë 7/18 re shi.