Mot i paqëndrueshëm, temperatura 25°C dhe vranësira, parashikimi për ditën e sotme

138
Sigal

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Paraditja në Kosovë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Parashikohet që orët vijuese të sjellin shtim të vranësirave të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu në Jug të Kosovës.

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen gradualisht në MV duke krijuar mundësi për shira të pakët në Perëndim të territorit.

Pjesërisht Europa Juglindore do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu në ndikimin e motit të paqëndrueshëm vijon të jetë Lindja e kontinentit, ku reshjet do të jenë në formë dëbore. Ndërsa me mot të kthjellët dhe kalime vranësirash paraqiten Europa Veriore dhe ajo Qëndrore, parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në Perëndim të kontinentit.