Mot i keq me reshje të dendura shiu, në jug te vendit

596
Moti i keq ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të shtune edhe Vlorën. Reshjet e dendura që zgjatën për disa minuta shkaktuan probleme në rrugë ku lartësia e ujit arriti në disa centimetra.
Situata më e vështirë u krijua në zonën e Skelës dhe në zonat periferike, ku uji ka hyrë në disa biznese.
Për minuta me radhë qarkullimi ishte mjaft i vështirë, ndërsa situata paraqitet problematike në të gjithë qytetin pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm.
Ndërkohë si pasojë e reshjeve të dendura është përmbytur kati i parë i biblotekës ‘Shefqet Musaraj’, si dhe makina e parkingje nëntokësore. Po ashtu bëhet me dije se dhe Pediatria është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut.
Policia e Vlores
Me date 10-11.10.2015 si pasoje e reshjeve te dendura dhe te panderprera gjate pasdites se djeshme dhe nates se sotme janë shkaktuar përmbytje ne pjesen me te madhe te qytetit.
Si rezultat i reshjeve jane permbytur lagjet:
“24 Maji”,
“Pavaresia”
“15 Tetori”
Nga ana e sherbimeve te Policise jane marre menjehere masa per evakuimin e 8 familjeve me rreth 25 persona nga shtepite qe jane permbytur ne keto lagje, ku 3 prej tyre jane derguar ne Spitalin Rajonal per trajtim mjekesor.
Gjithashtu policia ben me dije se ne disa rrugë te qytetit, si “10 Korriku”, qarkullohet me veshtiresi dhe se disa prej segmenteve qe lidhin qytetin e Vlores me Fierin, Orikumin dhe fshatrat perreth jane te pakalueshme si rezultat i inerteve te shkaktuara nga shirat e rrembyeshem.
Eshte raportuar vetem per disa krere bagetish te ngordhura.
Ne qytetin e Sarandes dhe Delvines nuk ka pasur reshje shiu dhe situata paraqitet e qete. Te gjitha sherbimet e Policise jane ne gatishmeri per permabllimim e situates si dhe jane ngritur shtabe emergjence.
FIER
Por stuhia me reshje shiu gjatë orëve të natës ka shkaktuar dëme të mëdha dhe në Fier. Lumi Gjanica ka dalë nga shtrati duke vërshuar rrugëve të qytetit. Si pasojë, lagja ‘1Maji’ është përmbytur, ku niveli i ujit ka arritur lartësinë 2 metra. Lumi vijon prurje të mëdha, ndërsa rreziku pritet të rritet dhe në orët në vijim, pasi reshjet do të rinisin.
Në Fier ka nisur evakuimi i banorëve të sëmurë drejt zonave të sigurta.
Lumi i Gjanicës ka dalë në unazë dhe ka ndërprerë qarkullimin rrugor duke bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve drejt Vlorës.
Bizneset e banesa nën ujë dhe plot baltë
Mëngjesi i sotëm ka gjetur qindra biznese e banesa që ndodheshin në katet e para të përmbytura nën ujë. Pronarët e tyre janë vënë në lëvizje ditën e sotme të heqin baltën nga shtëpia por asgjë nuk premton për mirë. Reshjet e shiut po kthehen dhe pritet sërish përsëritja e situatës.
Sigal