Sigal

Mosdekretimi i Gent Cakajt në krye të Punëve të Jashtme nga presidenti Ilir Meta, ka shkaktuar reagime të shumta në skenën e politkës shqiptare.

Por përplasjet nuk kanë munguar as në media, ku mbrëmjen e sotme gazetari Nikoll Lesi është përplasur me këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, Baton Haxhiu, pasi i ka thënë këtij të fundit se Cakaj nuk ka eksperiencë për postin e ministrit.

‘Ky ka një vit që ka ardhur në Shqipëri. Nuk ka eksperiencë më vjen keq Baton. Ti ke Bushatin shumë mirë, ministër i shkëlqyer. Shumë mirë e ke’, u shpreh Lesi, ndërkohë që kjo e irritoi Baton Haxhiun, i cili ia ktheu se nëse e takon Gent Cakajn duhet të përgatitet mirë sepse nuk e ka fjalorin e nevojshëm.

DEBATI NË OPEN-TOP CHANNEL:

Nikoll Lesi: Ky ka një vit që ka ardhur në Shqipëri. Nuk ka eksperiencë më vjen keq Baton. Ti ke Bushatin shumë mirë, ministër i shkëlqyer. Shumë mirë e ke

Baton Haxhiu: Të sugjeror të takosh Gent Cakajn, po përgatitu mirë se nuk ke fjalor të përballesh me të

Nikoll Lesi: Po mirë atëherë bëje ministër Kulture. Atë si ministër nuk e do as Kosova. Këshilloje krtyeministrin se je këshilltar i tiji. Kam folur rreth 3 orë me Ramën sot. I kam thënë ti ke nevojë me këshilltar të qetë dhe jo servil
Mos më trego mua për Edi Ramën. Kur e ke njohur ti unë e kam pasur gazetar të Koha Jonë bashkë me Arian Çanin.