“Mos u mashtroni nga ky mashtrues kronik”, studenti i drejtohet Ramës: Nuk jemi ne hajdutë, ti je hajduti! Nuk lëvizim prej këtu deri sa…

158
Sigal

Një prej studentëve protestues: Mos u mashtroni nga ky mashtrues kronik dhe nga lajmet e tij. Me një mashtrues kronik dhe hajdut kronik mos thuaj se ne jemi hajdutat. Nuk jemi ne hajdutat, ti je hajduti. Mos u mashtroni nga lajmet që bën me oligarkët me të cilët është i zhytur në pisllëk. Sot mund të ulë çmimin por nesër mund ta ngrejë sërish. Kështu që vetëm kur të heqë TVSH-në mund të përfundojë kjo. Ju bëj thirrje policëve mos të na arrestojnë se ne jemi bijtë tuaj. Sepse nesër Rama nuk do dijë nga t’ja mbajë nga revolta popullore. Nesë në orën 11:00 merrni vëllezërit dhe bijtë tuaj dhe le t’i tregojmë Edi Ramës se çfarë fuqie ka populli shqiptar.