Mos harroni çadrat, sërish reshje shiu sot

417
Sigal

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Vranësirat do të shtohen pasdite ku do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të intensifikuara në mbrëmje, ndërsa zonat malore do të kenë reshje dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2ºC në 07ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 13ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 14ºC.

Era do të fryjë në drejtim Jugor, ndërsa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 5 ballë.