Morin, arrestohet I dyshuari si luftëtar i ISIS-it

506
Sigal

Agjentët e policisë
kufitare në pikën e kalimit të Morinës kanë arrestuar një shtetas kosovar të
shpallur në kërkim për terrorizëm.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave i arrestuari
është 30-vjeçari Enos Begolli, i shpallur në kërkim nga drejtësia kosovare. 

Sipas burimeve, ai është dënuar në mungesë me 4 vjet burg pasi dyshohet se ka
luftuar përkrah Shtetit Islamik në Siri.