Një i mitur ukrainas në Sarandë është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës pasi konsumoi një sasi të madhe ibubrofeni.
Mësohet se 12-vjeçari me iniciale V.K është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kishte konsumuar pesë tableta Ibuprofen 400mg dhe për rrjedhojë është intoksikuar.
Dyshohet se medikamenti i është dhënë gabimisht fëmijës nga e ëma e cila mendoi që ta mjekonte për diharrenë me Loperamid.
Sipas bluzave të bardha, fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentesh kishte probleme si: dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje), konvulsion deri në komë.
Megjithatë gjendja e fëmijës ishte e qëndrueshme por për mjekim më të specializuar u transportua me helikopter drejt Tiranës.
12-vjeçari nga Ukraina ndodhej prej pak ditësh me pushime me familjen në Sarandë.