‘Mori kallashin në shtëpi dhe qëlloi me breshëri’/ Kush është autori i ngjarjes (Emri)

674
Sigal

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku në një lokal, mbetën të plagosur 3 persona.

Sipas dëshmitarëve, personi që qëlloi me armë ka qenë i ulur bashkë me personat e plagosur në një tavolinë.

Në një moment të bisedës, midis tyre ka nisur sherri, fillimisht verbal dhe më pas fizik.

Pas sherrit, njëri nga personat ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një armë tip kallashnikov.

Ai është kthyer në lokal duke qëlluar mbi personat me të cilët deri pak më parë ishte ulur në tavolinë.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja në lokal ka pasur edhe persona të tjerë, të cilët fatmirësisht nuk u prekën nga plumbat.

Të plagosur nga ky konflikt kanë mbetur shtetasit Fejzi Ago, Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi.

Të tre këta personat janë dërguar menjëherë në spital ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në kërkim nga Policia për ngjarjen është shtetasi Genti Faqja, si edhe dy persona të tjerë.

Vendi ku ndodhi ngjarja mësohet se është një nga më të populluarit në Elbasan dhe ndodhet vetëm pak metra larg stacionit të nisjes së udhëtarëve drejt Tiranës.