Mori gërshërët dhe shkoi në komisariat për të kërcënuar policin, arrestohet 57 vjeçari në Fier

128
Sigal

Patos

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas në ambientet e stacionit të Policisë Patos, duke u konfliktuar me punonjësin e Policisë, ju sqarojmë se:

Shtetasi B. H., 57 vjeç, banues në Rërës, Patos, në gjendje të dehur, ka shkuar në Stacionin e Policisë Patos, dhe ka kanosur me një palë gërshërë punonjësin e Policisë që ishte me shërbim, shtetasin B. K., 54 vjeç, banues në Fier.

57-vjeçari u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier dhe po kryhen veprimet nga OPGj i Prokurorisë për arrestimin në flagrancë të tij për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”