Monopoli “xhungël” i kolaudimit të makinave, prej 6 vitesh po komandon shtetin e po zhvat shqiptarët

503
Kolaudimi i automjeteve vazhdon të jetë monopol i fuqishëm privat, që komandon dhe urdhëron edhe shtetin shqiptar. I ligjëruar me ligj shqiptar, ky monopol, ka kapur për fyti shtetin dhe e komandon atë sipas interesave të tij, duke i diktuar vendime, amendime ligjore, mos pagim taksash, mos shlyerje detyrimesh mjedisore, energjie, uji, tatimore etj. E sikur të mos mjaftonte kjo firma zvicerane monopol e kolaudimit të automjeteve që vepron në Shqipëri, me emrin “Societe Generale de Surveillance” (SGS) dikton shtetin të vendos ato çmime shërbimi që urdhëron kjo firmë, çmime që i ka rritur edhe pse nuk e lejon kontrata koncesionare që ka miratuar shtetit shqiptar. është i vetmi shërbim i këtij lloji në Shqipëri, kaluar me koncesion në muajin prill 2009. 
Fakti/ Kompania ”SGS”, 6 vite monopol abuziv
Prej 6 vitesh është shërbim monopol, që kontrollohet dhe diktohet nga një “dorë”. Ky koncesion është dhënë monopol, me abuzim të plotë ligjor, me shkeljen e Kushtetutës dhe e ligjeve në fuqi, mbasi koncesioni i bërë gjoja në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës është në kundërshtim me nenin 4 shkronja “h”, të nenit 5 pika 3 e 9, të ligjit nr. 9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”. Por shqetësimi që vazhdon në lidhje me këtë shërbim është fakti, që shteti shqiptar prej 6 vitesh monopol të kolaudimit, nuk po miraton ligjin për liberalizmin e këtij shërbimi. Sipas informacionit, në Ministrinë e Transportit, janë paraqitur 761 kërkesa nga 10 qarqet Tiranë, Berat, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Lezhë, Vlorë e Kukës, për pajisje me licenca shërbimi kolaudimi automjetesh. Po kështu janë paraqitur edhe 231 kërkesa për shërbimin e pajisjes së automjeteve me taksë regjistrimi. Këto kërkesa nuk janë, mbasi pengon mos miratimi i ligjit për liberalizmin e shërbimit të kolaudim-regjistrimit të automjeteve, duke ia lënë këtë monopol vetëm firmës zviceriane “Societe Generale de Surveillance” (SGS). 
Shërbim dhe zhvatje? 
Edhe pse koncensionari monopolist “Societe Generale de Surveillance” (SGS) premtoi për “model” evropian shërbimi, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të vuajnë “modelin” e përpara vitit 2009, kur pronar monopolist ishte shteti. Ky monopol që po mbahet në fuqi, përbën sektorin më të madh të shërbimit publik me leverdi të madhe fitimi financiar. Sa fitohet nga ky monopol, prej firmës zvicerane “Societe Generale de Surveillance” (SGS)? Krahasuar me numrin e mjeteve kryesore, siç janë p.sh veturat, kamionçinat, kamionët, përfshirë në këtë llogari traktorët rrugorë, motoçikletat dhe rimorkiot. Sipas statistikave zyrtare të vitit 2014, në Shqipëri rezulton të ketë 141 automjete për 1000 banorë, ose sipas llogarisë, rezultojnë 374 mijë e 729 autovetura, 10 mijë e 312 mikrobusë dhe 96 mijë e 481 kamionë e kamionçina. Totali i automjeteve të transportit rrugor në Shqipëri është 519 mijë e 241 automjete të gjithë kategorive, pra mjete që trajtohen me shërbim teknik e regjistrimi nga Shërbimi i Kontrollit të Automjeteve. Një kolaudim vjetor makine kushton 1900 lekë të reja. Nisur nga llojet, cilësia, viti i prodhimit dhe kategoritë e mjeteve, pagesat për shërbimet kolaudim e regjistrim ndryshojnë. Po sa përsëritje kolaudimi bëhen fiktivisht në ditë, në javë, në muaj në vit? Sa përsëritje bëhen nga 1 herë, nga 2 herë, nga 3 e nga 4 herë? Përse bëhen këto përsëritje? Për të zhvatur, ose më saktë për të vjedhur pronarët e automjeteve. Mendojmë se ka ardhur momenti që firma zvicerane “Societe Generale de Surveillance” (SGS) të mos ketë më monopolin e kolaudimit të automjeteve në Shqipëri dhe tí nënshtrohet një hetimi nga drejtësia, për krimin ekonomik dhe evazionin fiskal me të ardhurat e këtij shërbimi, i cili prej 6 vitesh edhe pse është koncesion i dhënë me ligj, nuk kontrollohet e nuk raporton në institucionet shtetërore. 
Sigal