Mogherini në Tiranë, BE publikon axhendën zyrtare. Kë do të takojë përfaqësuesja e lartë europiane

497
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë si dhe Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian Federica Mogherini do të vizitojë sot Tiranën për t’u takuar me krerët më të lartë shtetit.

BE ka zbardhur axhendën e saj të plotë ku parashikohet që të takohet fillimisht me Presidentin Bujar Nishani, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

Gjatë pasdites së sotme është parashikuar edhe një takim me partitë politike parlamentare, por nuk ka të planifikuar një takim kokë më kokë me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë vizitës së saj znj. Mogherini do të flasë gjithashtu para studentëve të Universitetit të Tiranës.

AXHENDA
16:50 – Takim me Presidentin Bujar Nishani – Vendi: Ndërtesa e Presidencës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
17:30- Takime me studentët e Erasmus+
17:45- Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati
18:00- Fjalim në Universitetin e Tiranës së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati -Vendi: Universiteti i Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”
18:45- Takim me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta – Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
19:10- Takim me partitë politike parlamentare – Vendi: Ndërtesa e Kuvendit, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
20:00- Takim me Kryeministrin Edi Rama
20:15- Përmbledhje për shtyp me Kryeministrin Edi Rama
Sigal