Mjeti bujqësor bie nga një lartësi 10 metra, ndërron jetë në vend 65-vjeçari nga Gramshi (Emri)

200
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Fshatin Zamsh të Gramshit.

65-vjeçari Safet Koxhaj, teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij bujqësor, ka humbur kontrollin e si pasojë ka rënë nga një lartësi mbi 10 metra, duke përfunduar në shkallët e një banese.

Si pasojë 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilët po hetojnë shkaqet e plota të ngjarjes.