Mjeku psikiatër Gentian Çala: 44-vjeçari vuante nga çrregullime mendore, nuk pranonte të merrte mjekime

375
Sigal

Mjeku psikiatër Gentian Çala, ka folur për autorin e ngjarjes makabër në Pogradec, ku thotë se ka vizituar më parë Olsi Çeçekin dhe se është person me probleme mendore. Ai tregon se 44-vjeçari vuante nga çrregullimet mendore si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike dhe se nën efektin e tyre dhunonte anëtarët e familjes.

Mjeku psikiatër shprehet se autori nuk pranonte të merrte mjekime, ndërsa e ëma, e mbetur viktimë në këtë ngjarje, shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin.

“Autori i krimit vuante nga çrregullime mendore, të cilat kishin si shkak përdorimin e substancave narkotike. 44-vjeçari, nën efektin e narkotikëve dhunonte anëtarët e familjes. 44-vjeçari nuk pranonte të merrte mjekime. E ëma shkonte shpesh në qendrën e shëndetit mendor dhe kërkonte recetë për të birin”.