Mjeku: Është e pakëshilluar vendosja e maskave. Njerëzit nuk janë trajnuar si ti vendosin dhe si ti hedhin

367
Sigal

Ilir Alimehmeti, epidemiolog klinik, në një lidhje me skype për Rtv Ora thotë se është e pakëshillueshme vendosja e maskave për popullatën, si mbrojtje ndaj koronavirusit.

Sipas tij qytetarët janë të patrajnuar si për vendosjen e maskave dhe dorezave ashtu dhe për heqjen e tyre, e aq më pak pastaj për hedhjen e tyre.

Ilir Alimehmeti: Është e pakëshilluar nga popullat e përgjithshme vendosja e maskave, shumë herë shihet që janë masa jo të përshtatshme, maska jo të vendosura mirë. Njerëzit nuk janë trajnuar, në mjekësi studentët bëjnë trajnim të veçantë si ti vendosin maskat dhe si ti veshin dorezat, por edhe si ti heqin gjithashtu, ku ti çojnë dhe si ti hedhin.

Deri tani numrin më të lartë të infeksioneve e mban Tirana, e pasuar dhe nga disa qytete të tjera. Mjeku thotë se risku është real që virusi të jetë përhapur edhe në qytete të tjera ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

Alimehmeti: A është e përhapur dhe në rrethe të tjera? Potencialisht mundet, nuk ka asnjë dyshim. Risku është për çdo qytet. Numri i saktë do të vendoset vetëm pasi epidemia të ketë kaluar.