Mjekimi i Covid-19, mjekët e diasporës: Shmangni përdorimin pa kriter të antibiotikëve

202
Sigal

Lufta me Covid-19 për pacientët e prekur, vijon edhe pas trajtimit dhe negativizimit. Mungesa e një protokolli mjekimi të përgjithshëm çoi në përdorimin e lartë të antibiotikëve, madje edhe në fazat fillestare të sëmundjes. Mbingarkesa e organizmit të qytetarëve me këto doza, po lë pasoja në shëndetin e tyre.

Në një diskutim të përbashkët me autoritetet shëndetësore në Shqipëri, mjekët e Diasporës ngritën alarmin për shmangien e antibiotikëve pa kriter.

Përballë një sëmundje të panjohur, edhe Arben Gjata, pranon se është vepruar në mënyrë të gabuar dhënia e antibiotikëve. Shifrat e larta të infektimeve nga koronavirusi janë prezente në vendin tonë, kreu i komisionit të shëndetësisë, Enver Roshi, sugjeron shtyrjen e masave kufizuese.