Mjekët specializantë të diskriminuar e nën keqdashjen qeverisëse: ata dhe shoqëria duhet të reagojnë!

277
Sigal

Urdheri i Ministrise, fill mbas mbarimit te komedise elektorale, per nderprerjen e kontaratave te tyre nga operatoret shendetesore, qofshin keta dhe private, tregon se kjo Qeveri:
— Nuk kupton asgje per ate se cfare force reale perbejne per sistemin shendetesor specializantet edhe gjate specializimit, gje per te cilen duhen respektuar e shperblyer financiarisht.
—Nuk arrin te kuptoje se qe te specializohesh duhet te kesh burime financiare jetese ne nje kohe kur mbi 70% te tyre punojne e kontribuojne pa asnje pagese, as edhe per sherbimet e rojes a te urgjences, te tjeret jane me paga qesharake!!!
—Nuk kupton se duhet te kesh mundesi edhe financiare edhe per shfrytezimin e literatures, aktiviteteve shkencore e teknike, per te qene vecanerisht neser ne lartesine e kerkesave profesionale, ne nje kohe kur nuk ka asnje buxhet shteteror per kete.
—Nuk kupton cdo te thote zhvillim, rritje profesionale, se per shkence as qe behet fjale, nuk ka as respektin minimal per mjeket e per te aftet ne terrresi.
Kjo ndodh ne nje kohe kur duhej bere krejt e kunderta:
1-Vendosja e pagesave dinjitoze baze per punen, rojet etj, per specializantet.
2-Decentralizimi i realizimit te kontratave te tyre nepermjet institucioneve te akredituara per specializimet.
3-Caktimi i buxheteve te vecanta per nevojat profesionale e shkencore te specializanteve etj.
Kjo Qeveri e eresires, e prapambetjes, e denigrimit inteklektual, po thellon diskriminimin e tyre, duke detyruar qe shume nga specializantet te nderpresin ate proces e te kerkojne shpetim duke braktisur vendin tone.
Ne Shqiperi numri i mjekeve po ulet nen 1 per 1000 banore, kur mezatarja europiane eshte 4,5, per te mos permendur ketu specialistet dhe specialitetet.