Mjekët pa rroga, Kaceri: Ministria e Shëndetësisë na ka kthyer në një parcelë eksperimentale!

72
Sigal

Neglizhenca në institucionet shtetërore ka lënë pa rroga mjekët dhe një pjesë të mësuesve. Ndërkohë që flitet se kjo vonesë, që ka sjellë reagim me anë të protestave, vjen si pasojë e pagesave të këstit që “gllabërojnë” koncesionet në shëndetësi.

Rreth 700 punonjës të spitalit rajonal të Shkodrës ende nuk kanë marrë pagat e dhjetorit. Mjekët e Shkodrës janë ngritur në protestë pasi ministria e Shëndetësisë ‘harron’ përsëri të japë pagat. Paolo Kaceri – Kreu i Sindikatë së Shëndetësisë/ Kryeinfermier në Spitalin e Shkodrës foli lidhur me këtë situatë . Gjatë intervistët Kaceri fajësoi për këtë vonesë të pagës Ministrinë e Shëndetësi dhe hodhi idenë se dikujt i intereson kjo vonesë. Pjesë nga intervista:

Për muajt normal faktikisht nuk kemi pasur vonesa për pagat pavarësisht se kanë ardhur pagat e parritura. Por gjithmonë pagat e dhjetorit e kanë kaluar gjysmën e janarit dhe e kemi diskutuar gjithmonë me Drejtorinë, por që nuk është problemi tek Drejtoria pasi ata i kanë kryer procedurat e veta në kohë, por Ministria e Shëndetësisë dhe një vendim i Këshillit të Ministrave ku ata mbështeten për të kaluar pagat në Thesarë.

Por këtu ka dhe shumë probleme të tjera për mendimin tim. Dikujt i intereson mos dalja e pagave në kohë normale. Këto qindra miliona lekë që rrijnë nëpër banka nga 20 e ca ditë dikujt i intereson diçka që do të fitohet prej këtyre shuma jashtëzakonisht të mëdha që ka e gjithë Shëndetësia e Shqipërisë për arsye se nuk jemi të vetmit ne, spitali i Shkodrës që nuk kemi marrë pagën, por janë të gjitha spitalet, i gjithë personeli shëndetësor spitalor që nuk ka marrë paga dhe fatkeqësisht asnjë prej tyre nuk e ngre zërin.

Gjëra, të cilat mund të lënë dhe shije të këqija mbrapa tek njerëzit kur i drejtohen spitalit për të kryer hallet e veta për me aludu se personeli shëndetësor s’ka nevojë për paga, personeli shëndetësor pret me marrë ryshfet, shkurt muhabeti. Ose është edhe një testim i Ministrisë së Shëndetësisë se këtu ka shumë gjëra që bëhen dhe për të testuar personelin shëndetësor sa mbajnë, se këtu jemi kthyer në një parcelë eksperimentale në fakt dhe për këtë arsye Sindikata ka folur gjithmonë, ka kërkuar gjithmonë duke u mbështetur tek Kodi i Punës tek ajo që është Kushtetuta e punonjësve.

Aty duhet të kishin qenë minimumi 200 punonjës, por niveli i ulët ekonomik dhe frika që ekziston në personelin shëndetësor këtu dhe në gjithë Shqipërinë e bën të parealizuar ashtu siç duhet dhe kërkesat dhe sensibilizimet në çdo rast që i kemi kry.