Mjekët dhe infermierët nuk kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor, asnjë përgjigje nga institucionet. Reagon shoqata

99
Sigal

Mjekët dhe infermierët e spitaleve të ndryshme në QSUT, në maternitetin Mbretëresha Geraldinë por dhe në spitale të tjera të vendit kanë ngritur shqetësimin se nuk kanë marrë ende pagën e muajit dhjetor.

Një reagim për këtë situatë ka pasur edhe nga Shoqata e Infermierëve e cila thotë se është interesuar pranë institucioneve përkatëse dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje për arsyen e kësaj vonese.

Ndërkohë që sipas Shoqatës së Infermierëve, institucionet kanë shprehur garancinë se brenda datës 20 janar, do të kalojë paga e mjekëve dhe infermierëve që nuk e kanë marrë ende atë të muajit dhjetor, dhe pse me rreth dy javë vonesë.

Reagimi nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë

Ndersa jemi kontaktuar sot ne mengjes nga mjek dhe infermier te spitaleve te ndryshme shteterore si QSUT,Mbreteresha Geraldine dhe nga personel i qyteteve te tjera ne vend qe ende nuk kane mare pagen e muajit Dhjetor dhe nuk jane thene arsyet pse paga ende nuk ka kaluar.

Edhe pse disa prej tyre jane drejtuar ne institucionet ku punojne dhe ne banken ku marin pagen nga askush nuk kane mare pergjigje per kete shqetesim.

Perfaqesuesit e Shoqates se Infermiereve te Shendetesise ndersa kane kontaktuar me institucionet perkatese kane marre konfirmimin qe brenda dites se neserme(date 20) i gjithe personeli do te marre pagen e muajit Dhjetor (por qe nuk u dhane asnje arsye per nje vonese kaq te gjate) kur ne kontrate punonjesi e kane qe brenda javes te pare te cdo muaj (disa brenda dates 10) duhet te kene mare pagen.

Serish problemi mbetet vete personeli qe dhe kur abuzohet dhe u shkelen te drejtat kane frike te ngrene zerin per veten e tyre dhe asnje Sindikate nuk eshte ne krah te tyre per ti mbrojtur.

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise do vazhdoje te jete zeri i personelit Shendetesore ne Shqiperi dhe do jete krah tyre ne cdo situate.