Mjegulla mbyll aeroportin e Tiranës, avionët me pasagjerë ulen në shtetet fqinje

111
Sigal

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka bërë një njoftim të rëndësishëm. 

TIA njofton se për shkak të motit të keq janë anuluar 10 fluturime për dhe nga Rinasi.

Për shkak të situatës në aeroportin e Tiranës, fluturimet janë devijuar në aeroporte të tjera si Shkup, Athinë, Stamboll, Bari dhe Venecia.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se pasagjerët e ulur në aeroportet e shteteve fqinje janë akomoduar në hotele.

Njoftimi
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën të ditur se 10 fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Sipas politikave përkatëse të linjave ajrore, disa nga pasagjerët, fluturimet e të cilëve janë anuluar ose janë devijuar në një aeroport tjetër (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar në hotelet përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Wizz Air ka siguruar edhe transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në Tiranë.

Disa pasagjerëve u është ofruar mundësia e rimbursimit ose janë rregulluar në fluturime për destinacionet përkatëse.

Gjashtë avionë të Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës, ndërsa një fluturim Luton-Tiranë është anuluar për shkak të borës në Londër.

Moti i keq ka prekur edhe fluturimet e linjave të tjera ajrore si Pegasus, Air Albania dhe Lufthansa. Situata pritet të normalizohet ditën e mërkurë me datë 14.12.22.

Për më tepër, vizitoni faqen zyrtare të TIA-s për informacionin e fluturimit në kohë reale dhe kontaktoni linjën ajrore për detaje të mëtejshme.