Mjegull e dendur ka përfshirë segmentin rrugor Kukës-Krumë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.
Shikueshmëria është e kufizuar në disa zona, ndaj drejtuesit e automjeteve këshillohen të lëvizin me shpejtësi të ulët, të përdorin dritat dhe të ruajnë distancën e sigurisë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.






















