“Mirë se vjen në Shqipëri!” Ambasada e SHBA: Vizita e Blinken, historike! Takime edhe me krerët e Drejtësisë

68
Sigal

Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetur vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke i uruar mirëseardhjen.

Nëpërmjet një postimi në “X”, teksa e ka cilësuar vizitën e Blinken në Shqipëri historike, amabsada ka bërë me dije edhe axhendën e tij.

NOA

Krahas takimeve me Presidentin Bajram Begaj dhe Kyreministrin Edi Rama, Antorny Bllinken do të takohet dhe me krerët e Drejtësisë

“Mirë se vjen në Shqipëri Antony Blinken! Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve ????????????????. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë.

AKTUALITET / 15 Shkurt 2024, 12:16

Maqedonia e Veriut edhe me President shqiptar? Arben Taravari shpall zyrtarisht kandidaturën