Miratohet lista, ja 6 anëtarët e zgjedhur të AMA-s (EMRAT)

184
Sigal

Është miratuar ditën e sotme në Kuvend lista me 6 anëtarët e rinj të Autoritetit të mediave Audiovizive në Shqipëri.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla lexoi emrat të cilët janë: Joana Allushi (118 vota pro), Aurela Bicja (99 vota pro), Jetmir Halilaj (101 vota pro), Gjergj Hamiti (92 vota pro), Desada Metaj(99 vota pro) dhe Besjan Zogaj(101 vota pro).

Pjesë nga Kuvendi:

Nikolla: Anëtarët e AMA: Joana Allushi, zgjidhet; Aurela Bicja, zgjidhet; Jetmir Halilaj, zgjidhet; Gjergj Hamiti, zgjidhet; Desada Metaj, zgjidhet; Besjan Zogaj, zgjidhet.

Lindita Nikolla: Mirela Bogdani dhe Yllka Rupa, nuk zgjidhen, nuk miratohet lista në bllok, çështja rikthehet në nën komision “Për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës”