Ministrja Xhacka mbërrin në Kakavijë, takon zyrtarët e lartë lokalë

277
Sigal

Ministrja Olta Xhacka ka arritur në Kakavijë të Gjirokastrës, pas kaosit në pikën kufitare me Greqinë.

Xhacka është takuar me kryebashkiakët e Gjirokastrës, të Dropullit, prefektit dhe drejtuesit e policisë së qarkut.

Në Kakavijë, një radhë e gjatë e makinave ka mbizotëruar në këta ditë të nxehta të gushtit, në pritje për të kaluar në tokën helene.

Autoritetet greke nuk po mbajnë hapur doganën për 24 orë, ndërsa  shqiptarët ankohen se janë duke pritur deri në 3 ditë e netë në radhë, duke e bërë situatën të padurueshme.

Pala greke nuk kalon asnjë person pa bërë testin e koronavirusit, gjë e cila dyshohet se ka sjellë edhe problematikën kaq të madhe.