Minstrja Kushi takim me rektorët në Budapest: Bashkëpunim me universitetet më prestigjioze evropiane për Arsimin e Lartë

212
Sigal

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi vijon me thellimin e bashkëpunimit me universitetet më prestigjioze Evropiane. Ajo është takuar në Budapest me Prof. András Lánczi, Rektor i Corvinus University, si dhe Prof. Béla Merkely, Rektor i Semmelweis University.

Ministrja Kushi e ka cilësuar një takim shumë të frytshëm, ku janë shkëmbyer ide dhe përvojë me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e cilësisë në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në vendin tonë.

“Me Hungarinë kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe të hershëm dypalësh në fushën e arsimit. Në shkurt të këtij viti nënshkruam në Tiranë me Ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Hungarisë Z. Péter Szijjártó një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit hungarez të bursave për vitet 2021-2024”- thekson Kushi në një postim të saj të shpërndarë në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.

Ajo nënvizon se puna intensive do të vazhdojë për të konkretizuar marrëdhëniet mes dy vendeve në projekte të reja me interes të ndërsjelltë.