Ministrja Kushi firmos udhëzimin për largimin e drejtorëve të shkollave

464
Sigal

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka firmosur një udhëzim, sipas të cilit në rast largimesh (dorëheqjesh) nga drejtorët e shkollave apo kopshteve, ata nuk mund të kenë shkëputje pune pa iu ofruar një vend pune i përhershëm në sistemin arsimor.
Rastet kur këta drejtorë nuk mund të ripranohen në sistem është ose kur nuk plotësojnë 5 vitet e punës në funksione drejtuese, ose nëse nuk plotësojnë kriteret për të qenë mësues.
Nuk, dihet ende arsyeja e daljes së këtij udhëzimi që është në fakt një shtesë e një udhëzimi të vitit 2019 ku nuk parashikohet qartë punësimi i drejtorëve apo nëndrejtorëve të shkollave nëse lënë detyrën.
Deri tani, kjo procedurë ka qenë një “ligj i pashkruar”, por ka pasur edhe raste, kur edhe nuk janë sistemuar kur drejtuesit e shkollave janë larguar.
Por a flet ky udhëzim për një ndryshim të drejtorëve të shkollave në rang republike? Kjo duhet parë në ditët në vijim, por fakt është se në shumicën e shkollave, kryesisht ku drejtoritë arsimore janë drejtuar nga zyrtarë të LSI-së që në vitin 2013, ekzistojnë ajo nomenklaturë drejtorësh e emëruar nga LSI, e cila gjatë mandatit të parë të qeverisë “Rama” kur ishte në koalicion me PS-në ka pasur drejtimin e drejtorive arsimore në qarqet kryesore të vendit, përfshirë edhe Tiranën.