Ministrja e Ramës: Nëse fitoni 130 euro në muaj nuk konsideroheni të varfër

233
Ministria e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaroi këtë mbrëmje në emisionin Opinion se në një familje me tre persona, nëse secili prej tyre merr 140 euro në muaj, nuk konsiderohen të varfër.
Sigal

“Ne kemi një përllogaritje të familjes mestare. Nuk kemi një përllogaritje sa duhet të jenë të ardhurat e një personi. Patjetër kjo shumëzohet me familjen mestare që është 3.5 persona. Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”, tha Ibrahimaj.