Ministrja Besa Shahini: Nëpërmjet nismave të ministrisë po i japim vëmendjen e munguar arsimit dhe sportit shqiptar

555
Sigal

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka bërë publik Raportin javor të institucionit që ajo drejton, duke bërë vlerësimin e çështjeve të rëndësishme për arsimin e sportin në vend. Ministrja Shahini theksoi themelimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar. Sipas saj, përmes Agjencisë sigurohet cilësia e kurrikulave dhe informacioni i nevojshëm për mbarëvajtjen e arsimit parauniversitar.

Pakti për Universitetin e Sporteve

Në kuadër të paktit për Universitetin, ministrja e MASR, u shpreh disa ditë më parë, se do të nisë rikonstruksioni i godinës së Universitetit të Sporteve, “Vojo Kushi”.

“Marrin jetë projektet për përmirësimin e kushteve ku stërviten studentët: pishina, palestra, pista e atletikës.” – thuhet në postimin e Besa Shahinit në rrejtin e saj social. Gjithashtu një event i rëndësishëm i javës që lamë pas ishte nisma “17+1” midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Falë kësaj nisme, Shqipëria është bërë pjesë e kampusit rinor “Ura e së ardhmes”.