Ministria publikon vendimin e fundit: Ndërpriten ndërhyrjet kirugjikale në të gjitha spitalet

347
Sigal

Ministria e Shëndetësisë me një vendim të nënshkruar nga ministrja Ogerta Manastirliu ka vendosur të ndërpresë të gjitha ndërhyrjet kirugjikale të planifikuara në të gjitha strukturat spitalore publike dhe jo publike.

Ky vendim është publikuar mbrëmjen e sotme në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi Ndërprerja sipas vendimit, do të bëhet deri më datë 3 prill.

“Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 të këtij urdhri bëjnë vetëm ndërhyrjet kirurgjikale për patologjitë malinje, të cilat do zhvillohen sipas planifikimit”, thuhet në vendimin e ministrisë.