Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës / Ja kompanitë që do e mirëmbajnë Rrugën e Kombit

497
Sigal

Ministria e Transportit dhe
Infrastrukturës në kuadër të transparencës, informon se Komisioni i Prokurimit
Publik, ka vendosur rrëzimin e ankimimit ndaj vendimit të mëparshëm, për
procedurën e dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së Rrugës Milot- Morinë.

Komisioni i
Prokurimit Publik, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke
shkualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi” dhe duke shpallur fituese konsorciumin
“Catalyst Viva Das General Constructing  LL.C”, “Salillari” LTD, dhe
“Kastrati” SH.A.

Ministria e
Transporteve dhe Infrastrukturës, informon se do të ndjekë hapat e mëtejshëm
për ekzekutimin e këtij vendimi, në bashkëpunim dhe me konsulentin ndërkombëtar
“IFC” pjesë e Bankës Botërore, duke vijuar me negocimin e kontratës.