Ministria e Shëndetësisë, tender 800 milionë lekë për batanijet e maternitetit të Sarandës

507
Është kompletuar me pajisje hotelerie 1 vit më parë, por çuditërisht, në inventar rezultojnë të vjetruara 
Sipas raportit “sekret” të KPP në APP, rezulton se vetëm në vitin 206, janë 1127 tenderë, të përfituar me këtë shkelje ligjore, 341 prej të cilëve i përkasin drejtorisë së rrugëve, ndërsa 347 raste janë tenderë të dhëna nga Ministria e shëndetësisë. tenderët janë në rikonstruksion rrugësh, në ndërtim objektesh spitalore, në blerje produktesh, medikamentesh etj. Këto raste janë denoncuar prej pjesëmarrësve në tender, janë depozituar edhe dosje në prokurori e në zyrat e krimit ekonomik, por nuk ka pasur asnjë veprim. flagranca qëndron me tenderët e rrugëve, sidomos me prokurimet që kanë lidhje me sinjalistikën rrugore, ku drejtoria e rrugëve ka dhënë edhe 7 tenderë paralele për 1-2 firma brenda 1 muaji, pa verifikuar më parë nëse këto firma kanë zbatuar detyrimin ligjor për të përmbushur 70% të masës së kontratës së tenderi në proces. Ky abuzim, ka lidhje me klientelizmin e aplikuar prej drejtuesve të institucioneve shtetërore dhe enteve publikë si rrugët, shëndetësia, arsimi, transporti, HEC-et, ujësjellësit etj. 
MINISTRIA E SHËNDETËSISË 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: Ministria e Shëndetësisë, Adresa Blv. “Bajram Curri”, Nr. 1 Tiranë 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: E hapur- mallra-prokurim me mjete elektronike; 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Furnizim vendosje pajisje mjekësore dhe hotelerie për godinën e Maternitetit të Spitalit Sarandë” 
4. Fondi limit: 66.666.667 (gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: brenda 45 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 03 .03.2017, Ora 11:00 paradite 
Sigal