Ministria e Shëndetësisë: Si është gjendja e të shtruarve te Infektivi, ja sa persona janë në terapi intensive

296
Sigal

Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus është shtuar sot me gjashtë raste të reja, po aq është edhe numri i personave që e kanë mundur sëmundjen në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se “gjashtë raste janë të shëruar në 24 orët e fundit”, ndërkohë që gjendja në spitalin Infektiv vazhdon të mbetet e qëndrueshme.

“Situata në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht po trajtohen 16 pacientë, ndërsa katër prej tyre janë në terapi intensive”-tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Mësohet se nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike.