Ministria e Shëndetësisë: Si është gjendja e të shtruarve në Infektiv. Tre pacientë në terapi intensive

284
Sigal

Rritja e rasteve të reja me koronavirus në vend është shoqëruar edhe me shtim të numrit të pacientëve që janë shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se “Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët tre janë në terapi intensive’.

Nga të dhënat e fundit, në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

“Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1076.

Prej tyre, mbi 76% janë të shëruar”- njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, në deklaratën për mediat, lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)

Testime totale 15319

Testime molekulare 13993

Testime serologjike 1326

Raste pozitive 1076

Raste të shëruara 823

Raste Aktive 220

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)