Sigal

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas vdekjes së mjekut të njohur, Flamur Tartari. Ministria ka vlerësuar kontributin 52-vjeçar të doktor Tartarit në mjekësinë shqiptare.

Gjithashtu në reagimin e saj, ministria i ka shprehur ngushëllime familjes së mjekut të njohur.

“Një lajm i trishtë për mjekësinë shqiptare! Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare kirurgu i njohur, prof. dr. Flamur Tartari.
Prof. Tartari ka shërbyer me përkushtim për 52 vite në mjekësi, kryesisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Veç kirurgjisë, pasioni i tij i madh ishte libri. Prof. Tartari është autor i një sërë librash dhe botimesh shkencore në fushën e mjekësisë.
Ministria e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh ngushëllime të sinqerta për familjarët e profesor Tartarit për këtë humbje të madhe!”