Sigal

Viti 2019 ka filluar në Greqi me vrasje dhe vetvrasje. Burgjet në Greqi kanë ligjet e tyre të xhunglës. Por një shqetësim është dhe mbetet vetvrasjet në qelite e burgut në Greqi apo në polici, ku ende vazhdon kjo tragjedi Laminore…Askush nuk mban përgjegjësi për këto vetvrasje në polici, sa për në burgje…? Sa vjen dhe të dhëna të reja dalin për vrasjen e djeshme te Arben Bakos. Jo një po as dy, por me 17 goditje me thike vranë shqiptarin i cili akuzohej edhe për tentative vrasje te avokatit grek Zafiropoulos, brenda në burgun Koridalos. Nga ana tjetër sipas zyrtarëve të policisë të Departamentit të vrasjeve të Sigurimit të Atikës nga kamerat e burgut janë regjistruar incidenti, dy shqiptarët u ulën në një nga stolat dhe po diskutonin për gjyqin e afërt në praninë e një të burgosuri grek që nuk lidhej me rastin . I denuari Arben Bako sipas mjekut ligjor është goditur në qafë e poshtë. Sipas një deklarate nga Ministria e Drejtësisë, vrasës është i bashkëpandehuri i tij në të njëjtin rast, ndërsa zyrtarët e Departamentit të vrasjeve kanë arritur të identifikojnë një person tjetër, i cili pretendohet se ka marrë pjesë në këtë vrasje . Ky është një grek i cili “nuk ka përfshirje në ndëshkimet e dy shqiptarëve”, tha një oficer i sigurisë. Sa i përket motivit të sulmit, duket se ka pasur një ndarje të ndryshme të përgjegjësisë në vrasjen e Zafiropoulos. Por ngjarrja e djeshme eshte pasuar nga nje vdekje tjeter te nje shqiptari ne komisariatin e policise në Agio Nikolaos ne Krete, i cili u gjet i varur sot ne mëmgjes.