Ministria e Bujqësisë marrëveshje Bashkëpunimi-Kuadër me Organizatën Botërore të Bujqësisë dhe Ushqimit

478
Firmoset Marrëveshja Kuadër e Bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Organizatës Botërore të Bujqësisë dhe Zhvillimit (FAO) për periudhën 2015-2017. Kjo marrëveshje u firmos nga Ministri I Bujqësisë z.Edmond Panariti dhe përfaqësuesi rajonal i FAO-s për Europën, Z.Tony Allonzi. Marrëveshja përmban katër prioritete kryesore të bashkëpunimit, të cilat janë: 1- Ruajtja dhe administrimi I burimeve natyrore, 2- ndryshimet klimaterike dhe administrimi I fatkeqësive natyrore, 3-zhvillimi I kapaciteteve për hartimin e politikave të zhvillimit bujqësor dhe rural në Shqipëri, duke e vënë theksin në mbështetjen e rolit të gruas në këtë drejtim, 4- Përafrimi I politikave bujqësore dhe zhvillimit rural me standardet europiane. Kjo marrëveshje do ti përgjigjet kërkesave emergjente në drejtim të politikave dhe prioriteteve të qeverisë shqiptare në sektorin e bujqësisë. Bashkëpunimi me FAO-n do të forcohet nëpërmjet hapjes së një zyre të përhershme të FAO-s në Shqipëri, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Në fjalën e tij, Ministri I Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z.Edmond Panariti e cilësoi me shumë rëndësi marrëveshjen me Organizatën Botërore të Bujqësisë dhe Ushqimit, duke vënë theksin në bashkëpunimin midis dy institucioneve. “Kjo është një rritje e shtuar e interesit të FAO-s (Organizatës Botërore për Bujqësinë dhe Ushqimin) për të nxitur projektet e bujqësisë dhe ushqimit në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin. Kjo tregon vullnetin e kësaj organizate prestigjioze për të qenë një mbështetëse dhe bashkëudhëtare e zhvillimit të bujqësisë dhe sektorit të ushqimit në Shqipëri, drejt ambicies sonë finale për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian”, tha Panariti. Ndërkohë përfaqësuesi I FAO-s, z. Tony Allonzi duke shprehur kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes theksoi se FAO do të mbështesë Ministrinë e Bujqësisë jo vetëm në fushat që përmban kjo marrëveshje, por edhe në çdo sektor ku do të kërkohet ndihma dhe suporti I saj. 
Fjala e Ministrit Edmond Panariti
Sot ndihem I nderuar dhe I privilegjuar që në prani të përfaqësuesve më të lartë të Organizatës Botërore për Bujqësinë dhe Ushqimin, ne nënshkruajmë Marrëveshjen Kuadër për vitin 2015 të bashkëpunimit midis Organizatës Botërore për Bujqësinë dhe Ushqimin dhe Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Nënshkrimi I kësaj marrëveshje merr një rëndësi të veçantë, pasi ky vit është I veçantë në kuptimin e bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe kësaj organizate. Për herë të parë Organizata Botërore e Bujqësisë dhe Ushqimit përfaqësohet për herë të parë në Shqipëri me një zyrë permanente. Ky është një zhvillim shumë I rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Kjo është një rritje e shtuar e interesit të FAO-s (Organizatës Botërore për Bujqësinë dhe Ushqimin) për të nxitur projektet e bujqësisë dhe ushqimit në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin. Kjo tregon vullnetin e kësaj organizate prestigjioze për të qenë një mbështetëse dhe bashkëudhëtare e zhvillimit të bujqësisë dhe sektorit të ushqimit në Shqipëri, drejt ambicies sonë finale për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Në këtë kuadër, ne jemi të nderuar dhe të privilegjuar që do të kemi më nga afër mbështetjen dhe përkrahjen e kësaj organizate në zhvillimin e bujqësisë dhe ushqimit dhe në përmbushjen e objektivave tona, për ta zhvilluar më tej këtë sektor dhe për ti dhënë një fizionomi europiane bujqësisë dhe zhvillimit. 
Fjala e Përfaqësuesit të FAO-s, Tony Allonzi 
Është gjithashtu një kënaqësi për mua për të nënshkruar këtë marrëveshje. Kemi punuar për këtë prej shumë kohësh dhe jam shumë I lumtur që sot po nënshkruajmë marrëveshjen që FAO do të jetë prezente në Shqipëri, nëpërmjet zyrës saj. Marrëveshja është e bazuar në 4 priorirtete. E para është menaxhimi I burimeve natyrore. Do të punojmë gjithashtu edhe për përballimin e fatkeqësive natyrore, për ti dhënë mbështetje Ministrisë për të përballuar situate të vështira si ato të përmbytjeve. Do të mbështesim gjithashtu rolin e gruas në agrikulturë si dhe do të punojmë për përafrimin e politikave bujqësore dhe zhvillimit rural me standardet europiane. Ne jemi gati që të ndihmojmë Ministrinë në të gjitha këto fusha, si dhe në çdo sektor ku do të nevojitet ndihma dhe mbështetja jonë. 
Sigal