Ministria e Bujqësisë: Eksportet bujqësore janë rritur, në disa qarqe janë dyfishuar

557
Ministria e Bujqësisë, Administrimit të Ujerave dhe Zhvillimit Rural, ka publikuar të dhënat për 6 mujorin e parë të 2015 për eksportet, ku sipas të dhënave të saj ka pasur rritje. Sipas Ministrisë së Bujqësisë në këtë periudhë, eksportet bujqësore në tërësi dhe në veçanti ato të frutave dhe perimeve janë rritur ndjeshëm dhe në disa qarqe madje janë dyfishuar.
Me anë të një deklaratë drejtuar mediave, Ministria e Bujqësisë bëri me dije se një rast i dyfishimit të eksporteve është Berati. “Kështu përshembull ne qarkun e Beratit, sipas te dhënave zyrtare vëllimi total i eksporteve bujqësore ne fund të këtij gjashtëmujori ishte 21703 ton produkt, krahasuar me10455 ton te para një viti, duke shënuar një dyfishim të eksporteve.
Ne Lushnje deri ne fund te gjashtëmujorit te pare te 2015, neper dogana kane kaluar për eksport 36023 ton prodhime bujqësore, në krahasim me 18909 ton të një viti me pare. Pavarësisht përmbytjeve te mëdha te këtij viti, ne qarqet Fier, Vlore, Berat qe tani prodhimi si gjashtëmujor i grurit është me i madh se prodhimi vjetor i një viti me pare. Kështu ne qarkun e Elbasanit prodhimi i grurit këtë 6 mujor është 40134 ton ne krahasim me prodhimin e vjetshëm vjetor prej 36400 ton.
Rritje ka edhe ne prodhimin e vezëve dhe të qumështit. Për herë të pare eksportohen veze te freskëta në BE, pas certifikimit ISO te disa prodhuesve tanë. Deri tani janë eksportuar ne Gjermani 10 milion kokrra veze dhe deri ne fund te viti parashihet qe eksporti te rrit”, citohet në deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë.
Sigal