Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës në Maqedoni, Jeton Shaqiri ka shprehur trishtimin për ndarjen nga jeta të të Profesor Alqi Naqellari, dhe mirënjohjen e tij lidhur me kontributin e vyer të Prof. Naqellarit, i cili me vlerat akademike dhe njerëzore luaji një rol tejet të rëndësishëm në ngritjen akademike të Jeton Shaqirit, tashmë Ministër.
Ja reagimi i Jeton Shaqirit:
“Janë disa persona në jetë të cilët kanë kontribut të pashlyeshëm në arritjet tona, në jetën time ai person ishte Profesor Alqi Naqellari.
Jam mirënjohës pa fund për përkrahjen në ngritjen time akademike.
Lajmi për vdekjen e tij më mërziti, dua të shpreh ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve. Kontribuesit në arsim nuk vdesin kurrë, sepse dituria të cilën e përcjellin mbetet gjurmë përgjithmonë.
Prehu në paqe, Profesor!”






















