Ministri i Shëndetësisë, Beqaj: Investojmë 1.25 miliard lekë në 2017 për rritjen e pagave për të gjithë mjekët e infermierët

606
Sigal

 

 

Ministri i Shëndetësisë,
Ilir Beqaj ka konfirmuar rritjen me 10 për qind të pagave të punonjësve të
sektorit të shëndetësisë, të paralajmëruar një ditë më parë edhe nga
kryeministri Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Beqaj ka bërë
me dije se për këtë rritje do të investohen mbi 1 miliard lekë.
 

“Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur! Rrisim 10% pagat për të
gjithë mjekët e infermierët në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor!
Investojmë 1.25 miliard lekë në 2017 për rritjen e pagave të rreth 17.500
punonjësve të shëndetit!”, ka njoftuar Beqaj në Twitter.