Ministri i PD dhe ”të fortët” e qytetit grabisin trojet

538
Në Elbasan ndodhin çudira të papara jo vetëm në problematikat jetësore të shfaqura vitet e fundit nga ndotja e KURUM, por edhe me institucionet e drejtësisë. Ka ndodhur ajo që nuk mund të ndodhë edhe në vendet e Afrikës, atje ku ligjin e bëjnë Boko-Haram, apo ISIS, pasi me një vendim gjykate janë grabitur ditën me diell 22 mijë metra katrore truall dhe i janë “dhuruar” kundrejt 75 mijë eurove me një vendim gjykate një personi, që jo vetëm prindërit, por as vetë personi i “ bërë pronar “ nuk ka lindur në Elbasan. Bëhet fjalë për pronën të paktën 109 vjeçare të familjes Hasanzhuka, e cila prej 24 vitesh, edhe pse në vitin 2008 ju grabit prona, vazhdon betejën me organet e drejtësisë vetëm ligjin nuk zbatojnë.

Pohon familjari i Hasanzhuka: Ja si grabitën pronën e familjes drejtuesit e korruptuar
Duke folur për “Telegraf”, një prej pjestarëve të familjes Hasanzhuka, në moshë më i riu nga xhaxhallarët dhe burrat e fisit të tij, tha se “grabitja e pronës tonë lidhet me korrupsionin, duke nisur nga institucionet, rajonet, Hipoteka e Elbasanit si një vatër e qelbur korrupsioni, nga kadastra e këtij rrethi, nga ish-KKKP që ka patur kryetarë servilë dhe të korruptuar, dhe mbaron tek Gjykata, por edhe organi akuzës, i cili edhe pse kemi bërë deri sot mbi 18 denoncime për “presione fizike, psikologjike, grabitje me dhunë të pronës”, nuk ka marrë nën akuzë asnjë person, por justifikohet se pala tjetër ka dokumentacion zyrtar”. Duke dashur të mos deklarohet me emër i afërmi i familjes Hasanzhuka, pasi prej 24 vitesh heqin të zitë e ullirit nga shteti dhe banditët e kollareve të shtetit, deklaroi se “pikërisht në vendin ku shtrihet toka jonë ka hedhur themelet një biznes shumë i madh, dhe thonë se në lojë dhe ortak është edhe një ish-ministër i qeverisë PD që sot kapardiset me mandate deputeti në parlament, madje jep edhe leksione demokracie, apo bën edhe sikur qan për ish-pronarët. Një turp i madh, ndaj të cilit ne i jemi drejtuar qysh në vitin 2011 Strasburgut, kurse para 1 muaji i jemi drejtuar me letërën e dytë edhe kreut të KLD dhe Presidentit, ku kemi denoncuar katër gjyqtarë të Elbasanit, ndër të cilët H.., një vapmir pronash që ka bërë namin me pasuritë tona dhe të dhjetra familjeve elbasanase, duke grabitur në emër të ligjit qindra hektare toka, duke u bërë edhe biznesmen. Nuk duam të paragjykojmë, por shpresa pas letrës së dytë, si dhe mungesa e përgjigjes pas letrës së pare, na bëjnë të mos kemi besim, as tek KLD, as tek ky shtet ”. Grabitja e 22 mijë metrave katrore truall në zonën ku bëhet biznes i madh në Elbasan, mbetet një skandal i paparë, ku shteti dhe organet e drejtësisë mbeten të gjunjësuara para klaneve të korrupsionit dhe banditëve të veshur me mantelin e zi, të cilët e kanë kthyer ligjin në pazar për interesat e tyre. 

Gjyqtari mori shpërblim korruptiv 75 mijë euro
Pjesëtari familjes Hasanzhuka tha për gazetën “Telegraf” se “një prej gjyqtarëve që ka mbrojtur me zell të madh personin që na ka grabitur pronën, madje që e ka ndjekur atë edhe në Apel, duke angazhuar miqtë dhe kolegët e tij, flitet se ka marrë plot 75 mijë euro në dorë për vendimin e paligjshëm, por edhe kur ne guxuam të flasim dhe të denoncojmë këtë skandal, na erdhën të fortët në shtëpi, na telefonuan dhe na paralajmëruan të mbyllnim gojën, ndryshe kishim pasoja”. Duke qenë të presionuar, të terrorizuar nga njerëz të shtetit dhe pushtetit, nga banditët që përdoren nga kollaret e shtetit, familjarët dhe ish-pronarët që kanë denoncuar tek KLD grabitjen e 22 mijë metrave katrore tokë, kanë marrë udhët e mërgimit. Lidhjet mafioze të ishministrit dhe kërcënimet ndaj pronarëve të ligjshëm Frika për të kërkuar drejtësinë që u takon, pronën që u takon, frika nga telefonatat e mesnatës dhe presionet e “të fortëve”, i ka bërë ata të pajtohen me shkeljet ligjore, duke shpresuar së fundi tek denoncimi në KLD dhe gazetën “Telegraf”. I njëjti burim nga kjo familje tha se “ish-ministri demokrat, sot deputet, ka edhe lidhje të tjera biznesi në Elbasan, pasi ka qenë dhe mbetet adhurues i këtij qyteti dhe me lidhje të forta në rrethe të ndryshme shoqërore në këtë qytet, ndaj themi se është e pamundur të marrim ne drejtësi, dhe ai dhe shpura e tij ndëshkim nga ligji, pasi vetëm ligj nuk zbatohet tek ne”. I kemi kërkuar strukturave të krimit ekonomik në drejtorinë e policisë së Elbasanit dhe po i bëjmë thirrje publike ministrit të Brëndshëm Saimir Tahiri të na mbështesë dhe të na mbrojë nga këta “ banditë “ të verifikojë dhe përgjojë tabulatet e telefonave tanë, personave që na kercënojnë dhe gjyqtarëve. Shpresa jonë e vetme në Shqipëri është mbështetja tek Ministri Tahiri, në të kundërt vetgjyqësia, Strasburgu dhe azili do jenë rruga që ne do përballemi për t’u vetmbrojtur dhe për të mbrojtur pronën tonë. Deputeti i PD së Elbasanit, KLD dhe miqtë e tijë që hanë e pinë në lokale, Presidenti, si kreu i KLD, duan një përgjigje të merituar zoti Tahiri dhe këtë më mirë se kushdo mund t’ua jepni Ju dhe Kryeministri Edi Rama. 
Sigal