Ministri i Mbrojtjes së Greqisë: Nuk do të lejojmë përdorimin e termit “Maqedoni”

700
Në një intervistë në kanalin ANT1, ministri Kammenos argumentoi se: “Është e pamundur, në situatën aktuale politike në Maqedoni, të ndryshojë Kushtetutën, e cila është kusht i palës greke, pasi kjo kërkon zgjedhje. Ne do të përpiqemi për të parandaluar në çdo mënyrë përdorimi e termit “Maqedoni” në emër të vendit fqinj. Por, nëse e gjithë kjo bëhet, ne si një partner qeveritar, nuk do të pajtohemi për të ardhur në një marrëveshje të tillë në Parlament, e cila gjithashtu presupozon marrëveshjen e Demokracia e Re, atëherë ne do të shohim se çfarë do të jenë procedurat, duke shtuar se “për të rrëzuar qeverinë, duhet që të duam edhe ne, por edhe Tsipras”.
Sigal