Ministri i Jashtëm grek ndërpret vizitën në Tiranë

512
Ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias ndërpret vizitën zyrtare në Tiranë, për shkak të zhvillimeve të fundit në vendin e tij. Nesër pritet të votohet në parlament marrëveshja e Greqisë me kreditorët për çështjen e borxhit. Anulimi i takimeve të mbetura të ministrit grek, është njoftuar edhe nga Ambasada greke në Tiranë, por pa dhënë shpjegime konkrete. “Ju kërkojmë ndjesë, por për shkak të largimit të parakohshëm të Ministrit të Jashtëm grek, N. Kotzias nga vendi, do të anulohen dy takimet e tij të parashikuara për nesër në Hotelin Sheraton”, thuhet në njoftimin e ambasadës greke. Gjatë ditë së sotme kryeministri Tsipras u ka kërkuar deputetëve të Kuvendit të votojnë marrëveshjen, në të kundërt qeveria bie. Ndërsa deputetëve skeptikë të SYRIZA-s, ai u ka kërkuar të jenë të bashkuar.
Sigal